Jasir Asani rivalizon me Ronaldon, Firminjon dhe Mahrez për lojtarin më të mirë të Championsit të Azisë

Jasir Asani rivalizon me Ronaldon, Firminjon dhe Mahrez për lojtarin më të mirë të Championsit të Azisë

08:14, 14/06/2025

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është nominuar në listën e lojtarëve për fituar çmimin e “Lojtarit më të mirë të sezonit” në Championsin e Azisë. 

Interesant është fakti se ish-futbollisti i Partizanit, rivalizon me emra big të futbollit Botëror, si Kristiano Ronaldo, Roberto Firminjo dhe Rihad Mahrez, që gjithashtu bëjnë pjesë në listën e 10 futbollistëve të nominuar për të fituar këtë çmim.

Për sa i përket Jasir Asanit, vlen të theksohet se në 10 duelet e zhvilluara në Champions-in e Azisë, shqiptari arriti të realizonte 9 gola dhe 1 asist, duke u shndërruar në një yll të vërtetë të Guanzhu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco