E bujshme nga Turqia/ Neymar, ‘dhuratë speciale’ nga Fenerbahce për Mourinhon

E bujshme nga Turqia/ Neymar, ‘dhuratë speciale’ nga Fenerbahce për Mourinhon

13:05, 13/06/2025

Lajm sensacional nga Turqia. Jose Mourinho dhe Fenerbahce po ëndërrojnë për një lëvizje të madhe.

Pasi Galatasaray nënshkroi Sane, verdheblutë e Stambollit tashmë janë thirrur të bëjnë një përgjigje të madhe në merkato.

Sipas “Fanatik”, trajneri portugez kërkon Neymar për sezonin e ardhshëm.

Ylli brazilian u kthye së fundmi në atdheun e tij duke nënshkruar me Santos dhe nuk ka gjasa të ndryshojë skuadrën pavarësisht shpresave të klubit turk.

Dhe në një intervistë të fundit vetë braziliani tha: “Cilat janë shanset për të qëndruar? Nga 0 në 10, 7. Historia ime me Santos nuk do të përfundojë kurrë, unë kam lindur në Santos dhe dua të vdes atje. Është shtëpia ime, është ekipi im i preferuar dhe po bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar Santos”.

Gjithsesi, te Fenerbahçe besojnë dhe thuhet se mund të aktivizojë klauzolën në kontratën e O’Ney, e cila në fakt do të parashikonte një largim falas nëse lojtari do të kalonte në një ligë evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco