Leroy Sané ka shkaktuar habi me lëvizjet e tij të fundit. Edhe pse ka firmosur me Galatasaray-n, sulmuesi gjerman po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me Bayern-in, ku do të qëndrojë deri më 30 qershor.
Sané ka mbërritur në Stamboll ku është pritur me entuziazëm nga tifozët e Galatasaray-t, ka kaluar vizitat mjekësore me sukses dhe ka nënshkruar kontratën e tij me klubin turk. Por, ndryshe nga pritshmëritë, klubi bavarez nuk ka bërë ende njoftimin zyrtar për transferimin e tij, pasi lojtarit i është lejuar të qëndrojë tek Bayern-i për pjesën e fundit të sezonit.
Sipas Sky Sports DE, kjo marrëveshje parashikon që Sané të luajë ende për Bayernin, duke marrë pjesë në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve dhe në 1/8-at e finales së Ligës së Kampionëve. Ai pritet të arrijë në Orlando, ku do t’i bashkohet skuadrës së Bayernit, për të vazhduar përgatitjet nën drejtimin e trajnerit.
Kjo situatë është surprizuese, pasi vetëm pak orë më parë, Sané u përshëndet me tifozët e Bayern-it, duke shprehur krenarinë për mbi 200 ndeshjet me klubin dhe trofetë e fituar. Ai falenderoi klubin, stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët për kohën e kaluar së bashku.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: