Kosova në Botërorin e Xhudos: krenari, përkushtim dhe objektiva të qartë

Kosova në Botërorin e Xhudos: krenari, përkushtim dhe objektiva të qartë

16:52, 12/06/2025

Një nga skenat më të mëdha të sportit botëror është gati të hapë dyert: Kampionati Botëror i Xhudos për të rritur, që zhvillohet nga 13 deri më 20 qershor, mbledh 557 xhudistë nga 93 shtete të të gjitha kontinenteve. Në këtë elitë botërore, Kosova do të marrë pjesë me tre emra që përfaqësojnë më shumë se talentin, zemrën dhe shpirtin e sportit ‘dardan’:

  • Distria Krasniqi – kampione olimpike, krenaria jonë, do të garojë të shtunën;
  • Akil Gjakova, kampion europian, do të kërkojë majat të dielën;
  • Laura Fazliu, energjia e re që po rritet me hapa të sigurt, ngjitet në skenë të hënën.

Nën drejtimin e mjeshtrit të madh, Driton Kuka, dhe dy figurave kyçe të ekipit, Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionia e përjetshme që sot krijon kampionë, ekipi kosovar nuk shkon për të parë, por për të luftuar.

Objektivi? Askush nuk e fsheh: medalje. Sepse tashmë, Kosova nuk ëndërron për podiumin, e synon atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco