Tjetër surprizë në merkato, Manchester City siguron edhe talentin 19-vjeçar norvegjez

Tjetër surprizë në merkato, Manchester City siguron edhe talentin 19-vjeçar norvegjez

09:13, 12/06/2025

Manchester City vazhdon të jetë protagonisti i madh i merkatos së verës.

Pasi kanë përfunduar marrëveshjet Ait-Nouri, Cherki dhe Reijnders, “cityzens” janë një hap larg blerjes së Sverre Nypan nga Rosenborg.

City ka arritur marrëveshje me klubin norvegjez për mesfushorin 19-vjeçar në bazë të 18 milionë eurove.

Mungon vetëm marrëveshjet përfundimtare mes klubit anglez dhe vetë Nypan, veçanërisht për sa i përket së ardhmes së afërt të mesfushorit norvegjez.

Manchester City i ka propozuar një sezon në formë huazimi te ekipi i Girona, duke ndjekur hapat e Savinho, i cili shpërtheu në Spanjë përpara se të bëhej shtyllë e skuadrës së Guardiolës këtë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco