Lëvizje e madhe në horizont: Mirlind Daku drejt Zenit St. Petersburgut

Lëvizje e madhe në horizont: Mirlind Daku drejt Zenit St. Petersburgut

20:43, 11/06/2025

Mirlind Daku është shumë pranë një hapi të madh në karrierën e tij. Pas një sezoni të shkëlqyer në elitën e futbollit rus me Rubin Kazan, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është në prag të transferimit te Zenit St. Petersburg, klubi më i titulluar i dekadës së fundit në Rusi.

Burime për ‘GazetaBlic Sport’ bëjnë të ditur se Zenit ka ofruar 4.5 milionë euro për kartonin e Dakut, një shumë që Rubin Kazani është e gatshme ta pranojë. Negociatat janë në fazën përfundimtare dhe gjithçka pritet të mbyllet zyrtarisht këtë fundjavë.

Daku, i cili u rendit si golashënuesi i dytë më i mirë në Premier Ligën Ruse, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, por është Zeniti ai që ka vepruar me vendosmëri për ta bërë të vetin. Nëse nuk ndodh ndonjë kthesë e papritur, sulmuesi 26-vjeçar do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e diel në St. Petersburg.

Ky transferim do të përfaqësojë jo vetëm një hap përpara për Dakun personalisht, por edhe një tjetër moment krenarie për futbollin shqiptar, duke e parë një lojtar të kombëtares kuqezi të veshë fanellën e një prej emrave më të mëdhenj të Europës Lindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco