Vllaznia ka siguruar një tjetër rinovim të rëndësishëm në prag të sezonit të ri. Mesfushori Esat Mala, pjesë e kuqebluve gjatë edicionit të kaluar, ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me klubin shkodran edhe për një vit tjetër.
Pavarësisht zërave që qarkulluan javët e fundit për një largim të mundshëm të tij, sot është vënë pika mbi “i”. Klubi shkodran ka konfirmuar se Mala ka nënshkruar zyrtarisht rinovimin e kontratës.
Ky është një sinjal i qartë nga drejtuesit e klubit: ruajtja e boshtit të skuadrës, që funksionoi gjatë sezonit të kaluar, është prioritet absolut. Rinovimi i Malës i shtohet një serie lëvizjesh që kanë si synim ndërtimin e një Vllaznie pretendente, e cila synon të jetë konkurruese dhe më e fortë në sezonin që po afrohet.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: