VIDEO/ Shqipëria shënon në Riga, Rey Manaj shtyn drejt rrjetës topin e krosuar nga Hoxha

VIDEO/ Shqipëria shënon në Riga, Rey Manaj shtyn drejt rrjetës topin e krosuar nga Hoxha

21:07, 10/06/2025

Kontroll shterpë i topit nga Shqipëria në minutat e para, ndërkohë Kumbulla shkakton një 11-metërsh në të 18-tën: nga pika e bardhë godet Janis Ikaunieks, pret Strakosha. 

Pritja e Strakoshës

Goool Shqipëria: krosim nga e majta e sulmit nga Arbër Hoxha në minutën e 29-të dhe në zonën e portierit është i vëmendshëm Reay Manaj, që e shtyn lehtësisht topin drejt rrjetës, 0-1. 

Formacionet:

Silvinjo ka bërë disa ndryshimet, ndërsa këtë ndeshje Manaj e nis si kapiten.

Ndeshja që luhet në kuadër të eliminatorëve të Botërorit 2026 SHBA-Kanada-Meksisë, do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin e kryeqyteti letonez, Riga.

Vendimi i trajnerit brazilian për të ‘graduar’ kapiten Manajn është një lëvizje e qartë për t’i treguar opinionit se sulmuesi ka besimin e plotë të stafit, pavarësisht se dështoi në goditjen e penalltisë ndaj Serbisë. 

Tre ndryshime në formacion, të gjitha në repartin e mbrojtjes, nga trajneri Sylvinho. Në qendër të repartit të pasmë, pas mungesave të Gjimshitit dhe Ajetit (i pari i pezulluar dhe i dyti i dëmtuar), aktivizohen Ismajli dhe Kumbulla, ndërsa ndryshim taktik është aktivizimi i Balliut në vend të Hysajt. Pjesa tjetër e formacionet mbetet e pandryshuar. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco