Kritika për qëndrimin e Yamal-it: Këtë mund ta bësh në Ibiza, jo në kombëtare...

Kritika për qëndrimin e Yamal-it: Këtë mund ta bësh në Ibiza, jo në kombëtare...

18:07, 10/06/2025

Lamine Yamal, sulmues i talentuar i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, po përballet me kritika për sjelljen e tij jashtë fushës, pas konferencës së fundit për shtypin.

Pas fitores së Spanjës kundër Francës në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, ku Yamal u zgjodh lojtari më i mirë në fushë, sulmuesi u shfaq në konferencën për shtyp me kapele të kthyer prapa. Kjo sjellje nuk iu pëlqeu aspak ish-mesfushorit të Real Madridit dhe përfaqësueses spanjolle, Guti, i cili e kritikoi hapur atë.

“Nuk e di nëse është hera e parë që shoh dikë me kapelë të kthyer prapa,” tha Guti në emisionin El Chiringuito. “Nuk më pëlqen kjo, sepse je me kombëtaren e Spanjës.”

Ai shtoi: “Këtë mund ta bësh në Ibiza, ose kudo që të duash, por jo në një konferencë për shtypi me përfaqësuesen spanjolle. Nuk më pëlqen.”

Guti theksoi gjithashtu se përgjegjësia nuk është vetëm e Yamal: “Faji nuk është i tij, por i atyre që janë pranë tij dhe nuk i thonë ‘kështu nuk bëhet’.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco