Kompanitë e basteve favorizojnë ndjeshëm Shqipërinë ndaj Letonisë

Kompanitë e basteve favorizojnë ndjeshëm Shqipërinë ndaj Letonisë

16:43, 10/06/2025

Në orën 20:45, të gjitha sytë do të jenë drejt kryeqytetit të Letonisë, Riga, ku Kombëtarja shqiptare përballet me Letoninë në një ndeshje që do të vendos shumë për fatet e tyre në kualifikueset e Botërorit 2026.

Sylvinho dhe djemtë e tij hyjnë në fushë vetëm për një gjë: fitore. Nuk ka plan B, sepse vetëm tri pikët do t’i mbajnë gjallë shpresat për të qenë pjesë e eventit më të madh të futbollit botëror.

Edhe kompanitë e basteve nuk kanë dyshime. Shqipëria është pa dyshim favorit i madh. Kuota për fitoren tonë është 1.70, ndërsa një fitore e Letonisë duket shumë më larg, me kuotë 5.00. Nëse mbaron barazim, kompanitë e basteve e paguajnë 3.70.

Pra, të gjithë janë në një mendje: Shqipëria është ajo që do të triumfojë sonte në Riga. Shqipëria ka mundësinë të shkruajë një kapitull të ri kundër Letonisë, këtë herë me tri pikë në fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco