Ancelotti: Do të ishte dhurata më e bukur kualifikimi i Brazilit në Botëror për ditëlindjen time

Ancelotti: Do të ishte dhurata më e bukur kualifikimi i Brazilit në Botëror për ditëlindjen time

14:42, 10/06/2025

Carlo Ancelotti foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes mes Brazilit dhe Paraguait, që do të luhet në Sao Paulo.

Pas barazimit pa gola ndaj Ekuadorit, trajneri italian shpreson të arrijë fitoren e parë në stolin e Brazilit, pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij, duke siguruar ndoshta edhe kualifikimin për në Botëror:

“Paraguai është një skuadër shumë solide dhe e organizuar mirë. Lëvizshmëria e Raphinha mund të jetë çelësi për ta zhbllokuar ndeshjen. Do të jetë në dispozicion, ky është lajm i mirë. Sezonin e kaluar tregoi se është një nga lojtarët më të mirë. Prania e tij do të jetë shumë e rëndësishme”.

Presioni në Brazil: “Presioni ekziston këtu dhe kudo në futboll. Futbolli është pasion dhe presion. Në Brazil akoma më shumë, sepse është një vend me dashuri të madhe për futbollin dhe kombëtaren e vet. Tifozët e duan shumë skuadrën e tyre, kjo e shton presion mbi punën tonë. Jemi të bindur se mund të bëjmë një punë të mirë, por kemi nevojë për kohë. Në ndeshjen e parë kishte gjëra pozitive dhe gjëra që duhen përmirësuar. Duhet të rritemi”.

Lista e lojtarëve brazilianë për Kupën e Botës: “Ka një listë shumë të gjatë me lojtarë brazilianë. Do t’i vlerësojmë të gjithë, sepse të gjithë mund të jenë kyç në Kupën e Botës”.

Ndeshja e parë në Brazil: “Kritikat janë normale, gjithçka varet nga ajo që bën në fushë. Ideja është të luajmë një ndeshje të bukur dhe të përfshijmë tifozët. Do të mundohemi të zhvillojmë një ndeshje intensive, sulmuese, por duke pasur parasysh edhe nivelin e Paraguajit, që është kundërshtar i fortë”.

Niveli në Brazil: “Nuk ka shumë diferenca mes lojtarëve që luajnë në Brazil dhe atyre që luajnë në Europë. Ata që luajnë në kampionatin brazilian janë të përgatitur për ndeshje të këtij niveli; mund të luajnë pa problem në çdo kompeticion në botë”.

Cristiano Ronaldo: “Jam shumë i lumtur për titullin që fitoi. Është një legjendë e futbollit. Profesionalizmi i tij është në nivelin më të lartë, nëse luan ende kështu në këtë moshë. Mund të luante për çdo skuadër dhe çdo kombëtare në botë”.

Dhoma e zhveshjes: “Atmosfera në dhomën e zhveshjes është shumë serioze, shumë profesionale, ka raport të shkëlqyer me stafin teknik. Jam i qetë në këtë pikë. Është një ambient i ri për mua, por kam gjetur gjithçka që më nevojitet për të punuar në mënyrën më të mirë”.

Kualifikimi në Botëror në ditën e ditëlindjes së tij: “Fitorja e kësaj ndeshjeje do të ishte dhurata më e bukur që mund të merrja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco