Real Madridi e ka prezantuar edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme (e martë) Dean Huijsen si transferimin e parë të sezonit të ardhshëm.
20-vjeçari u transferua nga Bournemouth për një shumë prej 58 milionë euro, vlera e klauzolës së lirimit të tij, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030.
Spanjolli nënshkroi kontratën me presidentin e klubit, Florentino Perez, sot pasi përfundoi testet mjekësore, dhe më pas iu prezantua fanella e Real Madridit.
Sipas raporteve të javës së kaluar, Huijsen do të mbajë numrin 24.
I riu më parë ka veshur numrin 2 te Bournemouth , i zënë aktualisht nga Dani Carvajal, ndërsa me Spanjën ka përdorur numrin 12, i cili është i lirë por mund të rezervohet për Trent Alexander-Arnold.
Prandaj, Huijsenit iu dha numri 24, një numër që kanë veshur legjenda të klubit si Sami Khedira, Claude Makelele, Aitor Karanka dhe Nacho Fernandez.
I fundit që ka veshur këtë numër ishte Arda Guler, i cili e përdori në sezonin e tij të parë, para se të kalonte te numri 15 në 2024-2025.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: