SOT, ORA 20:45/ Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria kundër Letonisë

SOT, ORA 20:45/ Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria kundër Letonisë

08:51, 10/06/2025

KombĂ«tarja shqiptare ka zhvilluar seancĂ«n zyrtare stĂ«rvitore nĂ« stadiumin “Skonto” tĂ« RigĂ«s pasditen e tĂ« hĂ«nĂ«s. Pas konferencĂ«s zyrtare pĂ«r median tĂ« trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Kristjan Asllani, kuqezinjtĂ« zbritĂ«n nĂ« fushĂ« dhe u stĂ«rvitĂ«n pĂ«r rreth njĂ« orĂ«.VetĂ«m mbrojtĂ«si Arlind Ajeti Ă«shtĂ« stĂ«rvitur veçmas pĂ«r shkak tĂ« njĂ« shqetĂ«simi muskulor nĂ« kofshĂ«n e majtĂ« dhe po mbahet nĂ« vĂ«zhgim nga stafi mjekĂ«sor. Gjendja e tij mbetet pĂ«r t’u vlerĂ«suar dhe sot do tĂ« vendoset nĂ«se do tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m pĂ«r sfidĂ«n me LetoninĂ«. Pjesa tjetĂ«r e grupit Ă«shtĂ« stĂ«rvitur normalisht me lojtarĂ«t qĂ« punuan nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe me ushtrime me topin dhe pjesĂ«n taktike. KombĂ«tarja do tĂ« luajĂ« nĂ« mbrĂ«mje, nĂ« orĂ«n 20:45 me orĂ«n lokale tĂ« ShqipĂ«risĂ« ndaj LetonisĂ« sfidĂ«n e katĂ«rt tĂ« kualifikueseve tĂ« BotĂ«rorit 2026.

Formacioni 

Me një ndeshje shumë të mirë kundër Serbisë, Strakosha konfirmoi se reflekset e tij janë aty, pavarësisht minutave të pakta, ai mbetet numri një tashmë në Komëbtare. Duke parë mungesën e Gjimshitit dhe ngarkesën e Ajetit, logjika të çon që Kumbulla dhe Ismajli të jenë dyshja e qendrës së mbrojtjes. Kanë luajtur bashkë në Ligën e Kombeve. Majtas Mario Mitaj pritet ta nisë sërish nga fillimi, ndërsa në krahun e djathtë, mund të jetë radha e Balliut.

Një mesfushë e re me Asllanin dhe Shehun, duket se i ka fituar zemrën Silvinjos. I besoi kundër Serbisë dhe, nëse Shehu nuk ka ndonjë shqetësim, ai do të jetë sërish nga minuta e parë. Duke vlerësuar gjendjen e Qazim Laçit, mund të jetë ose ai ose Nedim Bajrami në atë pozicion, duke qënë se duhet më shumë aftësi krijuese. Në krahun e djathtë mendohet Broja dhe përpara Manaj ose Daku. Në anën tjetër Hoxha ose Muçi, edhe pse ky i fundit nuk është preferuar nga Silvinjo për asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco