Stojković për atmosferën në‘Air Albania’: Nuk e dëgjuam himnin, por ajo që ndodhi në fushë meriton respekt

Stojković për atmosferën në‘Air Albania’: Nuk e dëgjuam himnin, por ajo që ndodhi në fushë meriton respekt

21:29, 09/06/2025

Në konferencën për shtypin të trajnerit të Serbis, Dragan Stokjovic, në prag të ndeshjes me Andorrën, më shumë u fol për ndeshjen me Shqipërinë, atmosferën e krijuar në ‘Air Albania’.

“Nuk i lexoj mediet prej katër ditësh. Dua të përqendrohem. Kur thashë ‘ambienti ishte i mirë’, flisja për futbollin. Ajo që ndodhi në fushë meriton respekt. Po, kishte tension, por kjo është normale kur luan kundër një rivali historik. Nuk mund të ndaloj hedhjen e sendeve apo fishkëllimat, janë institucionet që do t’i ndëshkojnë, jo ne. Ne e kënduam himnin me krenari edhe pse nuk e dëgjuam nga zhurma dhe kjo ishte shtysë më e madhe për ne.”

Për përkatësinë kombëtare: “Nuk jam politikan, duhet të kem kujdes çfarë flas. Por shpresoj që nuk kam nevojë të provoj se jam serb. Misioni im është t’i bëj këta djem kampionë.”

Për Andorrën: “Po i shikoj tani. I kam ndjekur kundër Anglisë dhe Shqipërisë. Mjaftojnë dy ndeshje për të kuptuar se janë një ekip i organizuar që mund të të krijojë probleme nëse nuk i merr seriozisht. Nuk ka më kundërshtarë të lehtë. Dikush thotë ‘thjesht dil në fushë dhe fito’, por s’është aq e thjeshtë. Fitorja është detyrim, ne jemi më të mirë, por duhet ta vërtetojmë në fushë.”

Për Lazăr Samardžić (i cili shkaktoi penallti): “Jam njeri i duruar, nuk marr vendime me nxitim, nuk i pranoj komentet nga ata që nuk kuptojnë futbollin. Nuk do ta ndryshoj lojtarin për një gabim! Unë e bëj punën me ndershmëri, çdo vendim është në interes të ekipit. Kur dikush thotë ‘s’i kuptoj zëvendësimet’, e pra, mjeshtër, nuk jam unë fajtor që je budalla.”

Për Anglinë dhe objektivin e kualifikimit: “Janë edhe shtatë ndeshje, është herët për të folur. Pikët vlejnë njësoj, qoftë ndaj Anglisë apo Letonisë. Nuk më intereson Anglia, as Shqipëria, vetëm Andorra. Nuk lejoj askënd të më shpërqendrojë. Tani kushdo mund të të shajë online, por nuk më bën përshtypje. Çdo ndeshje me qetësi. Kur të vijë Anglia, do flasim për ta.”

Për portierin Petrović: “Ai është numri një aktualisht, sepse nuk kemi Rajkovićin apo të tjerë. E ka justifikuar vendin e titullarit, jo vetëm për penalltinë, por për gjithçka ka treguar në fushë.”

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco