Lamine Yamal nuk e pati një pasdite për t’u kujtuar në finalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë. ‘Ylli’ i ri i Barcelonës u neutralizua plotësisht nga Nuno Mendes, mbrojtës i PSG-së, që u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, dhe nuk arriti të lërë gjurmë në përballjen vendimtare.
Trajneri Luis de la Fuente e zëvendësoi Yamalin në minutën e 105-të, dhe pamjet treguan qartë se ai nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin. Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, Yamal u duk i përhumbur dhe madje kaloi pranë Cristiano Ronaldos pa i hedhur një vështrim apo përshëndetje.
Yamal didn't even look at Ronaldo when he offered the handshake. All Ronaldo did was praise him, yet this arrogant c*nt behaved like that. Such a sore loser. pic.twitter.com/FuTdNFNF7E
— Dr Yash (@YashRMFC) June 9, 2025
Por momenti që bëri më shumë bujë ndodhi më vonë: ndërsa Portugalia ngrinte trofeun në qiellin e Mynihut, kamerat amatore kapën Yamal teksa largohej nga fusha për të hyrë drejt e në dhomat e zhveshjes, pa qëndruar për të duartrokitur kundërshtarët, një gjest që ngjalli polemika në rrjetet sociale.
Një episod që ngre pikëpyetje mbi maturinë e futbollistit 16-vjeçar, në një mbrëmje ku për herë të rrallë u ndje si humbës.
‼️‼️ LAMINE YAMAL REFUSES TO CLAP FOR THE PORTUGAL TEAM AND WALKS AWAY 👀🤨
— fan (@NoodleHairCR7) June 8, 2025
THE WHOLE SPANISH TEAM STOOD THERE CLAPPING 👏
pic.twitter.com/upHhwzMXjE
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: