Kosova përballet sonte me Komoret në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00, dhe përzgjedhësi Franco Foda ka bërë plot shtatë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj Armenisë.
Në portë rikthehet Visar Bekaj, ndërsa në mbrojtje bie në sy debutimi i talentit të Prishtinës, Ron Raçi, i cili shpërblehet për formën e mirë në Superligë. Gjithashtu, titullar nga minuta e parë është edhe Florent Hadërgjonaj, që nuk luajti ndaj Armenisë.
Në mesfushë, Foda ka përfshirë Emërllahun, Rexhbecajn, Rrudhanin dhe Korenicën – ky i fundit në një rol më ofensiv. Në sulm starton Albion Rrahmani, autori i dy golave në ndeshjen e kaluar.
Formacioni zyrtar i Kosovës:
Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi, Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbecaj, Rrudhani, Jashari, Korenica, Rrahmani.

