Sylvinho: Pres përgjigje të fortë nga skuadra, Letonia është më e rrezikshme sesa duket

Sylvinho: Pres përgjigje të fortë nga skuadra, Letonia është më e rrezikshme sesa duket

16:54, 09/06/2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Letonisë, duke theksuar rëndësinë e rikuperimit fizik dhe mental pas barazimit me Serbinë. Ai paralajmëroi se ndeshja e dytë brenda pak ditësh është gjithmonë më e vështirë dhe se skuadra do të përballet me një kundërshtar që, ndonëse duket i lehtë në letër, ka cilësi dhe trajner me përvojë. Me 23 lojtarë në dispozicion dhe emra si Muçi, Uzuni, Broja apo Daku në garë për formacionin, Sylvinho shprehet optimist për fleksibilitetin taktik të skuadrës dhe thekson se presioni është pjesë natyrale e punës në një kombëtare që kërkon vazhdimësi dhe rezultat.

“Ndeshja e dytë është gjithmonë më e vështirë për rikuperimim. Më e vështirë edhe për ringjalljen muskulore. Nuk e them vetëm unë, por shumë trajnerë, duhej një ditë më shumë, por kjo është për të gjithë. E vështirë të kuptohet, sot kemi një stërvitje të lehtë një orë dhe sot në darkë, do flas me lojtarët dhe ndoshta nesër në mëngjes mund të rregullojmë diçka. Ne kemi një avantazh që  kemi 23 lojtarë të gatshëm në të gjitha rolet. Kemi më shumë mundësi me emra si Muçi, Uzuni, Berisha, Ramadani, Asani, Hoxha, Broja, Daku. Kjo na jep mundësi të punojmë me lojtarët e të shohim nesër, do ta shohim.”

Si është gjendja psikologjike e Manajt pas ndeshjes me Serbinë?

Sa i përket Manajt, është me eksperiencë, një titullar i kësaj skuadre, unë e njoh që nga viti 2014, kur ishte djalosh te Interi. Ka shumë personalitet, nuk është problem. Ia thashë atij e të gjithëve që përgjegjësia e zgjedhjes ishte imja. Kur stërviten i shoh si gjuajnë e çfarë bëjnë. Ai ka aftësitë, përgjegjësia nëse gjuan ai apo një tjetër është imja.

Si po menaxhohet presioni pas barazimit me Serbinë, sepse duhet ruajtur vazhdimësia me një fitore? Si e konsideroni Letoninë, që duket e lehtë në letër?

Kur punon në kombëtare ka gjithmonë presion. Nuk ka kohë, për ne dhe për të tjerët. Duhet të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur, kështu mendojnë edhe kundërshtarët tanë. Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Skuadra sot është me më shumë përvojë. Letonia është fizikisht shumë e fortë, ka futbollistë të gjatë, mund të luajë me skema të ndryshme. Është skuadër cilësore dhe trajner italian shumë të mirë, luan shumë mirë si në mbrojtje dhe në sulm, me lojtarë mëngjerashë të rrezikshëm.

A keni konsideruar ta aktivizoni Mitajn më të avancuar në mesfushë? Po Adrian Bajrami do të jetë i thirrur për të luajtur nesër? Cili do ta mbajë shiritin e kapitenit nesër?

Varet se kush do të jetë kapiten, kemi dy tri alternativa, varet kush do të luajë.

Sa i përket Adrian Bajramit, ka luajur me moshat te ne, është i majtë ka luajtur pak ndeshje në skuadrën e par ë te Benfika. Në të ardhmen do të jetë një opsion shumë i mirë, nesër do të jetë në 23-she.

Sa i përket Mitajt, është pyetje e drejtë. Nuk kemi kohë ndoshta për ta provuar, sepse na jep shumë ekuilibër aty ku luan si mbrojtës i krahu të majtë jemi shumë të kënaqur me të. Edhe në klubin e tij luan mbrojtës i majtë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco