Klubi i Interit nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare emërimi e Cristian Chivu trajner të ziklatërve.
"Internazionale Milano i uron mirëseardhjen Cristian Chivu si trajner i ri. Trajneri ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2027 me klubin zikaltër."
Chivu do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon dhe do të ketë një kontratë dyvjeçare.
Trajneri rumun ka mbërritur në qendrën stërvitore të Interit për të udhëhequr seancën e parë stërvitore. Së bashku me të janë edhe disa pjesëtarë të stafit të tij: Mario Cecchi (analist taktik), Angelo Palombo (bashkëpunëtor teknik, i ardhur gjithashtu nga Parma) dhe trajneri i portierëve Paolo Orlandoni.
Në mëngjes, Chivu ka qenë në selinë e Parmës. Pas prezantimit dhe fillimit të punës me ekipin, Interi do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për fazën përgatitore verore, me Chivu që do të drejtojë për herë të parë skuadrën në një tur ndërkombëtar si trajner i parë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: