Boks/ Xhuljo Vrenozi shkëlqen në Spanjë, fiton titullin mesdhetar ‘WBA’

Boks/ Xhuljo Vrenozi shkëlqen në Spanjë, fiton titullin mesdhetar ‘WBA’

14:02, 09/06/2025

Tjetër ndeshje dhe tjetër fitore për Xhuljo Vrenozin në boksin profesionist.

32-vjeçari fierak ka shënuar triumfin e radhës kundër spanjollin Joseba Diza, duel i zhvilluar në Barcelonë, i vlefshëm titullin prestigjioz “WBA” mesdhetar në kategorinë e peshave “welter” (pesha 66.7 kg).

Vrenozi fitoi me vendim unanim nga gjyqtaria pas një sfide prej 10 raundesh.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Vrenozin dhe e 24-ta gjithsej në karrierë, ndërsa numëron edhe 6 humbje.

Një sukses shumë i rëndësishëm, të cilin vetë boksieri për “Panorama Sport” e ka komentuar kështu: “Fitova me pikë kundër një kundërshtari shumë të fortë si spanjolli Joseba Diaz, duke e mundur në vendin e tij. Ai kishte një avantazh të madh, pasi mbështetej nga fansa të shumtë, ndërsa edhe 2 nga arbitrat ishin spanjollë. Por arrita të marr fitoren e titullit prestigjioz ‘WBA MED Welter’.

Sot për sot jam i vetmi shqiptar që ka në duar një nga titujt ‘WBA’, që është edhe federata e parë botërore kryesore në boksin profesionist. Kjo ndeshje do të më mundësojë të futem në top 15 boksierët e renditjes botërore ‘WBA’. Dua të theksoj që kjo ishte një ndeshje e vërtetë dhe një titull i vërtetë kundër një sportisti dinjitoz. Jo ndeshje ‘fake’ siç shikojmë rëndom. Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që me kanë mbështetur me mesazhe të shumta dhe gjithashtu ato që u bashkuan me ne në Spanjë, duke na përkrahur me tifozllëkun e tyre të zjarrtë”, deklaroi Vrenozi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco