Portugalia mposht Spanjën në Ligën e Kombeve

Portugalia mposht Spanjën në Ligën e Kombeve

23:51, 08/06/2025

Portugalia e Kristiano Ronaldos është fituese e Ligës së Kombeve, për herë të dytë në histori, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Spanjën, në finalen e zhvilluar në Mynih.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 2 me 2, falë golave të Zubimendit dhe Ojarzabal për Spanjën dhe Nuno Mendes dhe Kristiano Ronaldo për Portugalinë. 

Ndërkohë ndeshja shkoi me 11-metërsha, ku luzitanët u treguan më të saktë. Penalltinë e vetme për spanjollët e humbi Alvaro Morata, duke i “dhuruar” kështu trofeun e Ligës së Kombeve portugezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco