Modric për Milanin: Ka pasur kontakte, por ende s’kam marrë një vendim

Modric për Milanin: Ka pasur kontakte, por ende s’kam marrë një vendim

23:17, 08/06/2025

Pavarësisht zërave gjithnjë e më të fortë për një transferim të mundshëm te Milani dhe kontakteve të raportuara me Igli Taren, Luka Modric mbetet i rezervuar për të ardhmen e tij. Gjatë një konference për shtyp nga grumbullimi i Kroacisë, në prag të ndeshjes ndaj Çekisë për kualifikueset e Botërorit 2026, veterani kroat nuk pranoi të japë asnjë garanci për një kalim te kuqezinjtë.

“Nuk kam vendosur ende se ku do të vazhdoj karrierën time,” u shpreh Modric. “Ka pasur kontakte dhe telefonata, por i kam lënë mënjanë sepse për momentin dua të përqendrohem vetëm te Kombëtarja.”

Më tej, mesfushori shtoi: “Në këtë periudhë është normale të mos e dish se ku do të shkosh. Por nuk mendoj se kjo duhet të ndikojë në përqendrimin apo angazhimin e askujt.”

Modric, që ka qenë një nga emrat më të komentuar të merkatos, vazhdon të lërë të hapur çdo skenar, ndërsa tifozët e Milanit presin me padurim një përgjigje përfundimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco