Tifozi shqiptar puth gazetarin serb para 'Arenës Kombëtare', ky moment po bën xhiron në rrjet

19:10, 08/06/2025

Atmosfera para ndeshjes Shqipëri–Serbi në “Arenën Kombëtare” ka sjellë jo vetëm tension sportiv, por edhe momente që thyejnë çdo parashikim.

Një episod i pazakontë, por domethënës, ndodhi përpara sfidës për kualifikueset e Botërorit 2026, ku një tifoz shqiptar i është afruar gazetarit serb të Al Jazeera Balkans, Milan Boskovic, i cili ishte në lidhje direkte për emisionin e tij… dhe e ka puthur në faqe.

I veshur me ngjyrat kuqezi, tifozi nuk dha asnjë shenjë agresiviteti, përkundrazi. Me një buzëqeshje dhe një gjest simbolik dashamirësie, ai dukej sikur donte t’i përcillte një mesazh të qartë paqeje.

Ky moment është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë shqiptarë e kanë vlerësuar si një gjest të qytetarisë, sportivitetit dhe diferencimit nga narrativat e vjetra të urrejtjes dhe ndarjes.

Ndërkohë, Serbia dhe Shqipëria u ndanë në barazim pa gola në këtë përballje të rëndësishme për kualifikueset e Kupës së Botës, por ajo që do të mbahet mend gjatë ndoshta nuk është rezultati, por 'Puthja e Paqes'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco