Reijnders te City: Nuk mund të prisja më, dua të luaj në Kupën e Botës për Klube

Reijnders te City: Nuk mund të prisja më, dua të luaj në Kupën e Botës për Klube

16:44, 08/06/2025

Pas fitores sw Holandws ndaj Finlandës, Tijjani Reijnders foli për transferimin e tij të afërt te Manchester City dhe konfirmoi se gjatë ditës do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, ndërkohë që shokët e tij të ekipit holandez janë nisur nga Helsinki drejt Amsterdamit.

“Nuk mund të prisnim më. Qëllimi është të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube me City-n,” – deklaroi ai pas ndeshjes.

“Jam shumë i entuziazmuar. Kështu mund të njihem menjëherë me shokët e rinj të skuadrës. Do të kthehem në Zeist të dielën në mbrëmje. Më pas do të përgatitem për ndeshjen e së martës ndaj Maltës.”

Reijnders largohet nga Milani pas vetëm dy sezonesh, me anglezët që do të paguajnë 55 milionë euro plus bonuse, për një total prej 70 milionësh. Me 15 gola të shënuar në Serie A dhe në kupat europiane, mesfushori holandez ka qenë pa dyshim lojtari më i mirë i kuqezinjve në një sezon shumë zhgënjyes.

Në Casa Milan do të ngushëllohen me fitimin e madh financiar, pasi Reijnders ishte blerë dy vite më parë nga AZ Alkmaar për rreth 20 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco