Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:02, 07/06/2025

Një moment tepër dëshpërues u regjistrua në fundin e pjesës së parë në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sulmuesi Rei Manaj, kishte shansin e artë të kalonte kuqezinjtë në avantazh, teksa gaboi nga pika e bardhë e 11-metrave. Tentavia e tij u ndal nga portieri Petroviç, duke bërë që fragmenti i parë i lojës të mbyllej me rrjeta të paprekura. 

Hera e fundit që Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi një penallti ishte më 20 qershor 2023, në një ndeshje kundër Ishujve Faroe, kur Sokol Cikalleshi nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 32-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco