Vetëm pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një listë me rregulla të qarta që çdo tifoz duhet të ndjekë për të hyrë në stadiumin “Air Albania”. Përballja do të luhet sonte, në orën 20:45, dhe është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Duke qenë se interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot, FSHF-ja ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie me qëllim që gjithçka të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të kontrolluar.
Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium:
FSHF-ja apelon për sjellje korrekte dhe atmosferë festive, duke theksuar se për këtë ndeshje është e rëndësishme që të dominojë sportiviteti dhe mbështetja për Kombëtaren, jo provokimi apo incidentet.
Në një përballje me ngarkesë historike dhe emocionale si kjo me Serbinë, çdo veprim i tifozëve është nën vëzhgim. Prandaj, mbështesim Shqipërinë me zemër, por edhe me përgjegjësi!
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: