I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV me moderatorin Flavio Qarri, gazetari sportiv Tami Kona analizoi atmosferën përpara sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi.
Ai theksoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje për të dyja skuadrat, duke vënë në pah nivelin e kundërshtarit dhe përgatitjet e Federatës Shqiptare të Futbollit për të garantuar një atmosferë të sigurt dhe sportive.
“Serbia shkon në Tiranë për të fituar 3 pikët, sepse nëse do që të shkojë në një kampionat botëror, grupet janë të vështira, eliminatoret janë të vështira. Serbinë e pret një ndeshje e vështirë dhe do të luajë kundër një skuadre që ka qenë pjesë e kampionatit europian.
Ata e dinë shumë mirë që ne jemi profesionistë, vijmë nga klube dhe nga kampionate të dëgjuara. Nga ana tjetër, edhe kombëtarja serbe nuk është më e mira e të gjitha kohërave, por një kombëtare që ka një vlerë që shkon diku te 257 mln euro. Federata Kombëtare e Futbollit po merr të gjitha masat që mos të ketë asnjë incident.” – tha Kona.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: