Partizani bën goditjen madhe, rivesh me fanellën e kuqe Xhuliano Skukën

Partizani bën goditjen madhe, rivesh me fanellën e kuqe Xhuliano Skukën

12:33, 05/06/2025

Xhuliano Skuka është zyrtarisht pjesë e Partizanit, në një rikthim që pritej prej kohësh dhe që tashmë merr vulën zyrtare. Sulmuesi 26-vjeçar, pas aventurës në Rumani me Poli Iasi, kthehet në kryeqytet për të veshur sërish fanellën e kuqe, aty ku pati shpërthimin më të madh në karrierën e tij.

Partizani ka njoftuar se Skuka ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, duke shtuar thellësi dhe cilësi në repartin ofensiv të skuadrës, që pritet të përballet me sfida të rëndësishme në arenën europiane këtë verë.

"Zyrtare, Xhuliano Skuka rikthehet në shtëpi", thuhet në deklaratën e klubit. "Pas eksperiencës në Rumani me Poli Iasi, sulmuesi do të jetë pjesë e të kuqve, duke konfirmuar edhe një herë se Partizani mbetet zgjedhja e vetme për të në Shqipëri."

Ky rikthim nuk është thjesht një përforcim, por një mesazh: Partizani po synon seriozisht suksesin dhe nuk ka ndërmend të bëjë kompromise me cilësinë. Me Skukën në sulm, “demat” shpresojnë të rigjejnë efikasitetin e munguar dhe të japin sinjale të forta në Kupat e Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco