Operacioni 'Attention'/ Shitën bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi disafish më shtrenjtë, arrestohen tre persona

Operacioni 'Attention'/ Shitën bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi disafish më shtrenjtë, arrestohen tre persona

10:37, 05/06/2025

Pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, skandali me biletat ka tronditur opinionin sportiv dhe jo vetëm. Policia e Shtetit ka goditur një rast abuzimi të rëndë me shitjen e biletave, ku disa persona i shisnin me çmime shumë më të larta se ato zyrtare. Operacioni i koduar “Attention”, i ndërmarrë nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, çoi në arrestimin e tre personave dhe procedimin penal të dy të tjerëve. Ndeshja e tensionuar pritet me interes të jashtëzakonshëm, por ky rast hedh dritë mbi një tjetër betejë që po zhvillohet jashtë fushës: ajo ndaj spekulantëve.

Njoftimi

‘Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social Instagram, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit Ledion Metallari, 34 vjeç,  Arbi Topi, 23 vjeç dhe Ilir Lokaj 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco