Al Hilal josh Bruno Fernandes-in me 300 mijë euro në javë, Man. United pret vendimin

Al Hilal josh Bruno Fernandes-in me 300 mijë euro në javë, Man. United pret vendimin

09:38, 03/06/2025

Manchester United po përjeton momente pasigurie lidhur me të ardhmen e kapitenit Bruno Fernandes. Ylli portugez është në qendër të interesimit nga Al Hilal, gjiganti i futbollit saudit, që sipas raportimeve të Sky Sports UK, është gati t’i ofrojë mesfushorit 100 milionë paundë për transferim dhe një pagë javore prej gati 300 mijë eurosh, çka do ta bënte një nga lojtarët më të paguar në botë.

Megjithëse një ofertë zyrtare ende nuk është paraqitur në tavolinën e “Djajve të Kuq”, lëvizjet në prapaskenë janë serioze. Agjenti i Fernandes, Miguel Pinho, është parë duke udhëtuar drejt Riadit për të zhvilluar bisedime me drejtuesit e Al Hilal, dhe burime të afërta me lojtarin sugjerojnë se kontakti është konsideruar pozitiv.

Vetë Bruno Fernandes nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Ai pritet të diskutojë situatën me familjen përpara se të vendosë nëse do të pranojë ofertën për t’u transferuar në Arabinë Saudite apo të qëndrojë në ‘Old Trafford’.

Pozicioni i Manchester United, ndërkohë, është i qartë: klubi nuk dëshiron të shesë liderin e skuadrës, i cili ka kontratë deri në vitin 2027 me opsion për një vit shtesë. Edhe trajneri Ruben Amorim, i emëruar së fundmi në stolin e Man. United, dëshiron të mbajë mesfushorin portugez si pjesë kyçe të projektit të ri.

Megjithatë, nëse Bruno Fernandes do të shprehë vullnetin për largim, atëherë drejtuesit mund të detyrohen të shqyrtojnë ofertat. Për momentin, topi është në fushën e Bruno Fernandes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco