Kristjan Asllani ka përjetuar këtë të shtunë një nga momentet më të vështira të karrierës së tij futbollistike.
Nga një anë ishte gëzimi i mesfushorit shqiptar që luajti në një finale të Ligës së Kampioneve, por në tjetrën, ishte zhgënjimi i humbjes historike 5-0 përballë PSG-së.
Dy ditë pas asaj finaleje, Asllani ka mbërritur në grumbullimin e Kombëtares shqiptare për të nisur punën me kuqezinjtë sot pasdite për ndeshjet e kualifikuesve të Botërorit 2026.
Futbollisti ka qenë ndër të fundit që ka dalë në fushën stërvitore dhe aty e nisi duke takuar fillimisht me radhë të gjithë shokët e skuadrës, të cilët e përshëndetën përzemërsisht, por edhe duke mos shmangur batutat si në rastin e Ismajlit.
I fundit ishte trajneri Silvinjo, me tĂ« cilin mesfushori shkoi tĂ« takohej duke shkĂ«mbyer disa fjalĂ« para se tâi bashkohej pĂ«rsĂ«ri grupit tĂ« lojtarĂ«ve pĂ«r ushtrimet.
https://streamin.one/v/9756cefb
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: