Leverkusen refuzon ofertën gjigante të Liverpoolit për Florian Wirtz

Leverkusen refuzon ofertën gjigante të Liverpoolit për Florian Wirtz

19:12, 02/06/2025

Bayer Leverkuseni raportohet se ka refuzuar një ofertë gjigante të Liverpoolit prej 130 milionë eurosh për transferimin e Florian Wirtz.

Të saposhpallurit kampion të Premier League janë të gatshëm të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve, në mënyrë që ta transferojnë Wirtz në “Anfield”.

22-vjeçari tashmë i ka dhënë dritën jeshile kalimit në “Anfield” këtë verë, pasi më parë ishte lidhur gjithashtu edhe me Bayern Munichen dhe Manchester Cityn.

Pasi lojtari zgjodhi Liverpoolin, drejtuesit e klubit anglez vendosën dy oferta zyrtare në tavolinë.

Që të dyja u refuzuan nga Leverkuseni, të cilët tashmë e kanë bërë të qartë se nuk do t’i nënshtrohen presionit.

“Jo shumë ka ndryshuar. Oferta e dytë për Florian Wirtz nuk është pranuar sipas kushteve aktuale, që është arsyeja pse, siç është raportuar, që nuk ka një marrëveshje.

Negociatat po vazhdojnë. Të dy skuadrat duan një marrëveshje të shpejtë. Leverkuseni ka një çmim tjetër në mendje në krahasim me atë që po ofron Liverpooli momentalisht”, thuhej në një raport të “Sky Deutschland”.

Sipas “Sport BILD”, Leverkuseni po kërkon 150 milionë euro për ta lënë të lirë Wirtz të largohet këtë verë.

Pritshmëritë janë që një kompromis do të arrihet në vazhdim, sipas të cilit Wirtz do të provojë një aventurë të re në Angli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco