Real Madridi ka marrë

Real Madridi ka marrë "OK"-in e Stiller-it, Stuttgart-i vendos çmimin, Kroos ‘sponsor’ i fshehtë

09:57, 02/06/2025

Pas transferimeve të suksesshme të Huijsen dhe Alexander-Arnold, Real Madridi i ka kthyer sytë drejt mesfushës, ku emri që po fiton gjithnjë e më shumë peshë është ai i Angelo Stiller, ‘regjisori’ 24-vjeçar i Stuttgarti-t.

Sipas burimeve të gazetës AS, edhe pse klubi "merengues" ende nuk ka bërë hapa konkretë, Stiller është nën monitorim të vazhdueshëm dhe lojtari është i entuziazmuar nga ideja e transferimit në “Santiago Bernabéu”. Një lëvizje e tillë do të përshtatej në mënyrë perfekte me projektin e ri të trajnerit Xabi Alonso, i cili njeh mirë futbollistin, pasi e ka përballur disa herë në Bundesligë.

Aktualisht, Stiller ka një klauzolë lirimi prej 36 milionë eurosh, por ajo mund të aktivizohet vetëm në vitin 2026. Stuttgart, që e bleu nga Hoffenheim-i për vetëm 5.5 milionë euro një vit më parë, është i gatshëm të negociojë shitjen menjëherë, me një çmim minimal prej 50 milionë eurosh. Nëse klubi dëshiron të anulojë klauzolën përpara vitit 2026, do të duhet t’i paguajë vetë lojtarit 2 milionë euro.

Një faktor kyç që mund të shtyjë marrëveshjen drejt realizimit është Volker Struth, menaxher i të dy lojtarëve: Stiller dhe Toni Kroos, i cili sapo është larguar nga futbolli. Vetë Kroos, një figurë shumë e respektuar në Madrid, mund të ndikojë pozitivisht në bisedime përmes një rekomandimi personal ndaj ish-klubit të tij.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Stiller mund të jetë pjesë e brezit të ri që do të marrë frenat e mesfushës së Real Madridit, në vazhdën e largimit të Kroos-it dhe ndoshta në partneritet me ‘yje’ si Camavinga dhe Valverde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco