Mbrëmja e shumëpritur ka ardhur. Në ‘Allianz Arena’ të Mynihut, në orën 21:00, Paris Saint-Germain dhe Interi do të përballen për herë të parë në një finale të Ligës së Kampioneve. Spektakli është i garantuar dhe tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave.
Luis Enrique ka surprizuar duke preferuar të aktivizojë që nga minuta e parë talentin Desire Doué, i cili zë vendin e Barcola-së në sulm. Pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon, me Donnarumma-n që mbron portën dhe Marquinhos që udhëheq mbrojtjen.
Simone Inzaghi ka vendosur të rikthejë titullarë ‘ThuLa’-n, kombinimi mes Thuram dhe Lautaro-s në sulm, që nuk e kishim parë nga minuta e parë që nga ndeshja ndaj Barcelonës. Në mbrojtje, Pavard fiton balotazhin me Bisseck, duke kompletuar një skuadër që duket e ndërtuar për të luftuar deri në fund.
Tashmë gjithçka është gati për finalen e madhe. Dy stile, dy filozofi, një trofe. Kush do të ngrejë lart kurorën e Evropës në Mynih?

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: