Pas një takimi mes Antonio Conte-s dhe presidentit Aurelio De Laurentiis, u zyrtarizua që trajneri do të vijojë të drejtojë Napolin për sezonin e dytë radhazi. Pas këtij takimi, të dyja palët darkuan së bashku në një restorant të njohur në qytet, ku nuk munguan as dollitë për vazhdimësinë e projektit të përbashkët.
Conte u shpreh për herë të parë pas konfirmimit në detyrë:
"Pas çdo fund sezoni, është e natyrshme të ketë një takim mes trajnerit dhe klubit për të analizuar vitin që lamë pas dhe për të parë nëse vizionet përkojnë. Kjo ndodh kudo dhe është plotësisht normale. Ka një kontratë mes nesh, vizionet përputhen, ndaj nuk ka asgjë për të shtuar. Vazhdojmë përpara sepse jemi njerëz seriozë."
Trajneri italian shtoi më tej:
"Gjëja më e rëndësishme, kur merr një sfidë të re, është të përqafosh plotësisht historinë e klubit. Në Napoli kam zbuluar një qytet me pasion dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm, një vend që kërkon shumë, por që të shpërblen me emocione të mrekullueshme. Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen. Por tani duhet të punojmë sërish fort!"
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: