Champions League 2025/26, përcaktohen të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin e ri

Champions League 2025/26, përcaktohen të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin e ri

09:15, 30/05/2025

Pas finales mes PSG-së dhe Interit më 31 maj, që do të mbyllë zyrtarisht sezonin aktual të Champions League, vetëm 17 ditë më vonë nis zyrtarisht edicioni i ri 2025/26 me shortin e parë. Tani është zyrtare: të gjitha skuadrat pjesëmarrëse janë konfirmuar, nga raundi i parë kualifikues e deri te faza e ligës, në një format të ri që përfshin 82 ekipe nga 53 federata.

Anglia do të jetë vendi më i përfaqësuar me plot 6 skuadra, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 30 maj 2026, në Budapest, ku vetëm një ekip do të ngrejë në qiell trofeun e famshëm me “veshë të mëdhenj”.

Champions-i i ri pritet të jetë më konkurrues se kurrë, me risi në format dhe me klube të mëdha që synojnë lavdinë kontinentale. A do të kemi një fitues të ri apo një rikthim të një kampioni të vjetër? Të gjitha përgjigjet do të vijnë gjatë një sezoni të gjatë e plot emocione.

Skuadrat e kualifikuara në fazën e ligës (League Phase):

  • Angli: Tottenham, Liverpool, Arsenal, Manchester City, Chelsea, Newcastle.
  • Itali: Napoli, Inter, Atalanta, Juventus.
  • Spanjë: Barcelona, Real Madrid, Atlético Madrid, Athletic Bilbao, Villarreal.
  • Gjermani: Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund.
  • Francë: Paris Saint-Germain, Marseille, Monaco.
  • Holandë: PSV Eindhoven, Ajax.
  • Portugali: Sporting CP.
  • Belgjikë: Union Saint-Gilloise.
  • Turqi: Galatasaray.
  • Çeki: Slavia Prague.
  • Greqi: Olympiacos.

 

 Play-off:

Celtic (Skoci), Basel (Zvicër), Sturm Graz (Austri), Bodo Glimt (Norvegji).

Raundi i tretë kualifikues:

Nice (Francë), Feyenoord (Holandë), Benfica (Portugali), Club Brugge (Belgjikë), Fenerbahçe (Turqi).

Raundi i dytë kualifikues:

Copenhagen, Maccabi Tel Aviv, Dinamo Kiev, Crvena Zvezda, Rijeka, Lech Poznan, Pafos, Ferencvaros, Qarabag, Slovan Bratislava, Viktoria Plzen, Rangers, Servette, Salzburg, Brann, Panathinaikos.

Raundi i parë kualifikues:

Malmo, FCSB, Ludogorets, Olimpija Ljubljana, Milsami, Drita, Kairat, KuPS, Shelbourne, Noah, Riga FS, Vikingur Gota, Zrinjski, Breidablik, Linfield, Differdange, Zalgiris, Hamrun Spartans, Iberia 1999, Egnatia, FCI Levadia, Dinamo Minsk, Shkëndija, Inter Club d’Escaldes, The New Saints, Buducnost, Lincoln Red Imps, Virtus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco