Një finale emocionuese e Conference League pritet të luhet sonte në Wroclaw, ku Real Betis dhe Chelsea përballen për trofeun e tretë më të rëndësishëm europian. Nga njëra anë, Enzo Maresca kërkon të ndjekë gjurmët e bashkëkombësve të tij të suksesshëm në Europë, ndërsa Manuel Pellegrini synon t’i dhurojë klubit andaluzian një sukses historik ndërkombëtar.
Nkunku nis nga pankina, ndërsa Palmer do të përballet në një duel të drejtpërdrejtë me Isco-n për dominimin kreativ në mesfushë.
Pritet një përballje teknike dhe me ritëm të lartë, ku të dy trajnerët do të kërkojnë të shkruajnë historinë: njëri për të ngritur trofeun me një ekip spanjoll që kërkon suksesin e parë ndërkombëtar, tjetri për të nisur me trofe aventurën e tij si trajner kryesor me një gjigant anglez.
Formacionet zyrtare:
Real Betis (4-2-3-1): Adrian; Sabaly, Bartra, Natan, Rodriguez; Fornals, Cardoso; Antony, Isco, Ezzalzouli; Bakambu.
Isco do të jetë truri i mesfushës, ndërsa Bakambu synon të mbyllë sezonin si golashënuesi më i mirë i kompeticionit.
Chelsea (4-2-3-1): Jorgensen; Gusto, Chalobah, Badiashile, Cucurella; Caicedo, Enzo Fernandez; Neto, Palmer, Madueke; Jackson.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: