Agim Ibraimi zyrtarisht ka ndërprerë bashkëpunimin me Tiranën.
Klubi bardheblu ka njoftuar largimin e drejtorit sportiv përmes njoftimit në rrjetet sociale.
“Klubi i futbollit njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me drejtorin sportiv Agim Ibraimi. Pas një viti bashkëpunim si bardh e blu, Ibraimi ndau sot rrugëtimin e tij më klubin, i cili i besoi edhe detyrën e parë menaxheriale.
E falenderojmë Ibraimin për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, shkruan Tirana.
Kryeqytetasit nuk patën sezon të suksesshëm, për këtë edhe kanë nisur revolucionin.
Tirana e mbylli edicionin duke siguruar mbijetesën në Superiore përmes finales së “play-out”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: