Mourinjo: Tripleta e Interit është vetëm e imja, shpresoj që ta fitojnë Championsin

Mourinjo: Tripleta e Interit është vetëm e imja, shpresoj që ta fitojnë Championsin

13:54, 28/05/2025

Interi ka mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve, një trofe këtë sezon, pasi dështoi në kampionat dhe në Kupë.

Në prag të kësaj finaleje me PSG-në, ka folur ish-trajneri i zikaltërve, Jose Mourinho.

“Special One”, i cili fitoi me Interin tripletën në 2010-ën, ka bërë shaka me mikrofonat e “Sky Sport”, duke thënë se ndihej i lehtësuar që e kishte mbajtur të paprekur faktin që vetëm ai ka fituar tripletë me zikaltrit.

“Do të jem pak i keq, por shumë i sinqertë. Kisha shumë frikë se ata mund të fitonin tripletën dhe nuk doja që ata ta fitonin. Tripleta është e imja”, tha ai duke qeshur.

“Tani që kanë humbur si kampionatin ashtu edhe Kupën e Italisë, duhet të them se do të doja t’i shihja të fitonin Ligën e Kampioneve. Megjithatë, Luis Enrike po bën një punë të jashtëzakonshme në Paris. Ai e ka transformuar plotësisht ekipin. Ata kanë humbur, le të themi, lojtarin e tyre numër një, por kanë arritur të rindërtojnë gjithçka në një mënyrë të jashtëzakonshme. Pra, nëse Luis do të fitonte, do të isha i lumtur edhe për të”, përfundoi Mourinho.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco