Valon Behrami drejt një kapitulli të ri në Angli, pranë emërimit si drejtor sportiv i Watfordit

Valon Behrami drejt një kapitulli të ri në Angli, pranë emërimit si drejtor sportiv i Watfordit

21:22, 27/05/2025

Pas një karriere të gjatë si futbollist në nivelet më të larta të futbollit evropian, Valon Behrami është gati të nisë një rrugëtim të ri – këtë herë jashtë fushës. Sipas mediave italiane dhe gazetarit të njohur Orazio Accomando, ish-mesfushori i njohur shqiptar është shumë pranë marrëveshjes për t’u bërë drejtori i ri sportiv i klubit anglez Watford, që militon në Premier League.

Në moshën 40-vjeçare, Behrami duket se është gati të ndjekë shembullin e Igli Tares, një tjetër shqiptar që ka lënë gjurmë në futbollin italian dhe evropian në rolin e drejtuesit sportiv. Bisedimet mes Behramit dhe drejtuesve të Watfordit janë në një fazë të avancuar dhe sipas raportimeve, palët po finalizojnë detajet për një akord që mund të zyrtarizohet së shpejti.

Nëse marrëveshja mbyllet, Behrami do të marrë përsipër detyrat që më parë mbuloheshin nga Nani, duke u bërë kështu figura kyçe për strategjinë e merkatos dhe ndërtimin e skuadrës angleze. Ky zhvillim vjen në një moment delikat për klubin “vëlla” të Watfordit, Udinese, e cila mund të kalojë në pronësi të një fondi amerikan me bazë në New York – megjithatë, burimet italiane theksojnë se Watford nuk do të ndikohet drejtpërdrejt nga kjo lëvizje.

Për Behramin, kjo do të ishte një ngjitje e re në karrierë, një hap i natyrshëm pas një rrugëtimi si lojtar që përfshiu emra të mëdhenj si Lazio, Napoli, West Ham, Fiorentina, dhe Udinese. Tashmë, topi është në fushën e tij – por kësaj radhe, me kostum dhe laps në dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco