Çfarë zhgënjimi nga Al Nassr! Goli i Ronaldos nuk mjafton, jashtë Championsit aziatik

Çfarë zhgënjimi nga Al Nassr! Goli i Ronaldos nuk mjafton, jashtë Championsit aziatik

22:43, 26/05/2025

Mbyllje dramatike për sezonin e Al Nassr në kampionatin saudit. Në javën e 34-t dhe të fundit të Saudi Pro League, skuadra e Cristiano Ronaldos pësoi një humbje 3-2 ndaj Al-Fateh, duke humbur shansin për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të AFC Champions League.

Ndeshja ishte e zjarrtë dhe me shumë përmbysje. Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 42-të, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Por Al-Fateh reagoi menjëherë dhe barazoi me Vargas në minutën e 45+4’. Në pjesën e dytë, ishte Sadio Mané, ish-‘yll’ i Liverpoolit, që riktheu epërsinë për Al Nassr. Megjithatë, Batna barazoi sërish për Al-Fateh, dhe kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Ferreira shënoi golin e fitores në minutën e 96-të.

Me këtë disfatë, skuadra e Stefano Piolit dhe Ronaldos mbetet jashtë garës më të rëndësishme të klubeve në Azi për sezonin e ardhshëm, një goditje e rëndë për një projekt ambicioz që synonte dominimin.

Një mbyllje sezoni që lë shumë për të reflektuar në shtëpinë e Al Nassr me Ronaldon që shënon, por pa mundur të ndryshojë fatin e skuadrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco