Zgjidhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Brazilit: Zoti e bekoftë Ancelotti-n!

Zgjidhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Brazilit: Zoti e bekoftë Ancelotti-n!

20:53, 25/05/2025

Samir Xaud është zgjedhur presidenti i ri i Konfederatës së Futbollit të Brazilit (CBF) për mandatin 2025–2029, gjatë Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur në selinë qendrore të institucionit në Rio de Janeiro.

41-vjeçari nga Boa Vista kryesoi listën e vetme të regjistruar në zgjedhje, “Futbolli për të gjithë: transparencë, përfshirje dhe modernizim”, e cila mori 103 vota. Bashkë me Xaud u zgjodhën edhe tetë nënkryetarë: Ednailson Leite Rozenha, Fernando José Macieira Sarney, Flavio Diz Zveiter, Gustavo Dias Henrique, José Vanildo da Silva, Michelle Ramalho Cardoso, Ricardo Augusto Lobo Gluck Paul dhe Rubens Renato Angelotti.

Në fjalimin e tij të parë si president, Xaud theksoi:

“Sot fillojmë një fazë të re për futbollin brazilian. Ky mandat, dhe e theksoj që është në shumës sepse nuk jam vetëm, do të karakterizohet nga risi dhe përfshirje, për të ndërtuar një CBF më moderne, pjesëmarrëse dhe të përkushtuar ndaj zhvillimit të futbollit tonë.”

Ai falënderoi gjithashtu edhe ish-presidentin Ednaldo Rodrigues, duke thënë:

“I jam mirënjohës për përkushtimin që tregoi në drejtimin e futbollit brazilian. Arritjet e tij janë pasuri kombëtare dhe duhet të respektohen e ruhen.”

Në fund, Xaud nuk harroi të përmendte trajnerin e ri të Brazilit, Carlo Ancelotti, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht të hënën:

“Qoftë i bekuar nga Krishti Shpëtimtar ardhja dhe rruga e trajnerit Carlo Ancelotti. Uroj që, me lojtarët tanë, stafin teknik dhe energjinë e popullit tonë, të arrijmë më në fund titullin e gjashtë botëror.”

Me këtë ndryshim në krye, CBF synon të hyjë në një epokë të re, ku modernizimi dhe suksesi ndërkombëtar janë prioriteti kryesor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco