Triumfi i tri vite më parë në Tiranë, postimi emocionues i Mourinho-s

Triumfi i tri vite më parë në Tiranë, postimi emocionues i Mourinho-s

16:47, 25/05/2025

Edhe pse nuk është më në stolin e Romës, José Mourinho vazhdon të emocionojë tifozët verdhekuq. Në përvjetorin e tretë të natës historike në Tiranë, ish-trajneri i kryeqytetasve ka përkujtuar në rrjetet sociale fitoren në Conference League kundër Feyenoord-it, trofeu i parë europian në historinë e klubit roman.

Mourinho ka postuar një foto të kapitenit Lorenzo Pellegrini, i cili ngre kupën drejt qiellit, duke e shoqëruar me një përshkrim të thjeshtë, por kuptimplotë:

“25 Maj 2022, Roma-Feyenoord”.

Ky postim është pjesë e një ditari personal festiv që “Special One” po ndan këto ditë në profilin e tij, duke kujtuar një nga një sukseset e tij europiane me Porton, Interin, Manchester United dhe, natyrisht, Romën.

Një kujtim i çmuar për një natë që do të mbetet përgjithmonë në zemrat e tifozëve romanistë.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco