Inter, skuadra e plotë në finalen e Champions-it, rikthehen Pavard dhe Zielinski

Inter, skuadra e plotë në finalen e Champions-it, rikthehen Pavard dhe Zielinski

16:22, 25/05/2025

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është gati të rikthehet në formacion përkrah Thuram-it dhe të udhëheqë skuadrën drejt ‘hakmarrjes’ për finalen e humbur dy vite më parë kundër Manchester City-t.

Një rikthim thelbësor për një skuadër që ka arritur deri në fund, si në Itali ashtu edhe në Evropë, pikërisht duke u mbështetur te “ThuLa” (Thuram-Lautaro), pasi, përveç disa shkëndijave të rralla, kontributi i Taremi-t, Arnautovic-it dhe Correas ka qenë thuajse i papërfillshëm.

Me të, Inzaghi do të ketë gjithashtu në dispozicion edhe Benjamin Pavard (i cili mungon që nga 27 prilli kur u dëmtua në kyçin e këmbës kundër Romës), duke pasur kështu mundësinë të hedhë në fushë formacionin titullar. Më tepër akoma: do ta ketë grupin të plotë, pasi do të jenë në dispozicion edhe Frattesi (i cili në Como ishte në stol, por nuk do të futej sidoqoftë) dhe Zielinski, që kishte ndier lodhje përpara ndeshjes së fundit të kampionatit.

Pra, në finalen e Champions League, Interi nuk do të ketë asnjë alibi sa i përket formacionit, pasi në dispozicion të Inzaghit janë të gjithë lojtarët zikaltër, të cilët nuk duan të përjetojnë të njëjtin zhgënjim si në Serinë A, ku përfunduan të dytët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco