PSG i pandalshëm edhe në Kupën e Francës, ‘mesazh’ Interit në prag të finales së Champions

PSG i pandalshëm edhe në Kupën e Francës, ‘mesazh’ Interit në prag të finales së Champions

10:36, 25/05/2025

Paris Saint-Germain i dërgon një sinjal të fortë Interit një javë para përballjes vendimtare për Champions League. Ekipi i Luis Enrique fitoi bindshëm kundër Reims në finalen e Kupës së Francës.

Ndeshja përfundoi 3-0 për parizienët. Yjet e ndeshjes ishin Barcola (dy gola) dhe ish-lojtari i zikaltërve, Hakimi, ndërsa talenti i ri Doue dha dy asist.

Tani që objektivat sezonale në Francë janë përmbushur, vëmendja e PSG është te finalja e Champions, në 31 maj, në Mynih.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco