Luis Hasa është një tjetër kampion shqiptar me Napolin bashkë me Rrahmanin.
21-vjeçari mori medalje si pjesa tjetër e skuadrës, edhe pse nuk luajti asnjë minutë me napoletanët këtë sezon.

Hasa u afrua te Napoli në janarin e këtij viti duke firmosur kontratë të vlefshme për katër vitet e ardhshme. Më parë ishte pjesë e Leçes, ndërsa kartoni i tij u ble për 500 mijë euro.
Për Hasën nuk kishte hapësira në skuadrën e Kontes, por qëndroi gjatë gjithë kohës si alternativë në stol.
Mesfushori shqiptar ka luajtur edhe me moshat e Italisë ndërkohë.
Mbrëmja e djeshme ishte festive për gjithë skuadrën e Napolit. Me vetëm 1 pikë më tepër u kurorëzuan kampion duke lënë pas Interin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: