Mbappé përshëndet Modrić-in: Nga afër kuptova çfarë do të thotë madhështi

Mbappé përshëndet Modrić-in: Nga afër kuptova çfarë do të thotë madhështi

13:48, 23/05/2025

Ashtu si shumë prej shokëve të tij të skuadrës, edhe Kylian Mbappé ka bërë një homazh emocionues për Luka Modrić-in, i cili ka njoftuar largimin nga Real Madridi pas 13 vitesh dhe 28 trofesh të fituar, mes tyre 6 tituj të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e fundit e kroatit në “Santiago Bernabéu” do të jetë të shtunën kundër Real Sociedad-it, një moment që pritet të jetë shumë emocional për të gjithë tifozët madrilenë.

‘Ylli’ francez, i cili ka ndarë dhomën e zhveshjes me Modrić-in gjatë këtij sezoni, ka shprehur admirimin e tij në një postim në Instagram:

“Pata fatin të ndaj dhomën e zhveshjes me ty këtë sezon. Nga afër kuptova çfarë do të thotë madhështia. Para se të jesh një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, je një njeri i mrekullueshëm.”

Mbappé shtoi më tej:

“Ke shkruar historinë e klubit më të madh në botë për më shumë se një dekadë dhe ke fituar gjithçka. Por, mbi të gjitha, ke fituar diçka të paçmueshme: respektin dhe admirimin e gjithë botës. Faleminderit për gjithçka, legjendë!”

Një mesazh plot emocion dhe respekt, që e përforcon edhe më shumë statusin e Luka Modrić-it si një nga figurat më të dashura dhe të respektuara në historinë e futbollit modern.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco