Lionel Messi ka zbuluar në një fushatë promocionale cili është, sipas tij, goli më i rëndësishëm i karrierës së tij. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe: ai gol legjendar me fanellën e Barcelonës, në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2009 kundër Manchester United.
Një moment magjik në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku Messi, me një goditje të befasishme me kokë, një mënyrë jo e zakonshme për të, vulosi fitoren 2-0 dhe i dhuroi Barcelonës trofeun më të madh eeropian. Ishte një nga kulmet e epokës së artë të skuadrës katalanase nën drejtimin e Pep Guardiolës.
“Është një gol që nuk do ta harroj kurrë, për rëndësinë që kishte dhe për emocionet që solli,” ka deklaruar argjentinasi. Për tifozët “blaugrana”, është një kujtim që mbetet i gjallë, një nga ato momente që ndajnë historinë në para dhe pas.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: