Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për herën e dytë brenda tri edicioneve, dhe për herë të nëntë në histori.
Kryeqytetasit të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, mposhtën skuadrën e Llapit me rezultatin 1-0.
Ka vendosur goli i shënuar nga mesfushori Albin Krasniqi.
Për Prishtinën ishte finalja e tretë rresht. Falë këtij triumfi, Prishtina siguruar edhe kualifikimin në Ligën e Europës.© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: