Sinjale lamtumire? Ronaldo refuzoi 185 milionë euro në vit për një ëndërr të fundit

Sinjale lamtumire? Ronaldo refuzoi 185 milionë euro në vit për një ëndërr të fundit

21:50, 22/05/2025

Cristiano Ronaldo, 40 vjeç tashmë dhe në fund karriere më afër se kurrë, mund të largohet nga Al Nassr.

Arabia Saudite i ofron miliona, por ai do diçka më shumë, sepse nuk është paraja motivi i tij i jetës.

Kontrata aktuale e CR7 skadon në qershor. Ai nuk pritet të rinovojë.

Mbrëmjen e së mërkurës, portugezi luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për këtë sezon për Al Nassr.

Ai fitoi 2-0 kundër Al Khalee dhe shënoi golin e tij të 34-të sezonal.

Al Nassr është larg pritshmërive. Një tjetër ekip, Al Ittihad, fitoi kampionatin, aty ku luan Mario Mitaj. Ronaldo nuk u rendit më lart se vendi i katërt.

Pas ndeshjes, sulmuesi legjendar u duk qartë se dha sinjalet e lamtumirës.

Ai qëndroi para një numri të vogël tifozësh të Al Nassr dhe i duartrokiti, i vetëdijshëm se ajo qe ndeshja e tij e fundit në shtëpi.

Arabia Saudite i ka ofruar 185 milionë euro në sezon, por CR7 i ka refuzuar pa u menduar dy herë.

Objektivi i tij është Kupa e Botës dhe po kërkon një klub tjetër.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco