Luka Modric do të luajë në fundjavë ndeshjen e fundit në shtëpinë e Real Madridit.
“Galaktikët” kanë zyrtarizuar vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me 39-vjeçarin.
Eksperienca e fundit me Realin do të jetë në Botërorin e Klubeve.
Kështu, nga muaji korrik, nëse Modriç nuk tërhiqet nga futbolli, do të ketë mundësinë për tjetër aventurë.
I bashkuar me Realin në vitin 2012, Modriç u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm.
Plot 28 trofe të fituar, që e kthyen në legjendë.
Kroati luajti 590 ndeshje me fanellën e “Los Blancos”, duke shënuar 43 gola.
Liga e Kampioneve dhe Botërori i klubeve u fituan nga gjashtë herë.
Triumfi në Superkupën e Europës erdhi pesë herë, katër La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe pesë Superkupa të Spanjës janë dëshmi e suksesit.
Suksesi më i madh individual gjatë kohës si lojtar i Realit ishte fitimi i “Topit të Artë”.
Po ashtu lojtari më i mirë i FIFA-s dhe UEFA-s në vitin e paharrueshëm për të, 2018.
Vendimi ishte disi i papritur, pasi vetë Modriç kërkonte të vazhdonte bashkëpunimin për të paktën edhe një sezon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: